Zvicra ka njoftuar masa të reja kufizuese që prekin më së shumti të pavaksinuarit. Kjo shihet si një masë për të frenuar më tej përhapjen e virusit.

Sipas medieve të huaja, vendi do të shtrëngojë masat kundër COVID-19 mes të një situate të përkeqësuar, njoftoi qeveria të premten pasdite.

Masat do të zbatohen nga e hëna, më 20 dhjetor.

Masat më të ashpra të parashikuara fundjavën e kaluar, që përfshinin mbylljen e plotë të bareve, restoranteve dhe eventeve, si duket janë anuluar.

Sipas rregullave të reja, vetëm personat e vaksinuar dhe të shëruar do të kenë mundësi të hyjnë në restorante, objekte kulturore, sportive dhe evente të tjera

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: