Spanja ka marrë një tjetër vendim lidhur me ecurinë e pandemisë COVID-19. Ata kanë bërë me detyrim tanimë mbajtjen e maskave në ambiente të hapura, si një masë parandaluese e përhapjes së variantit Omicron.

Kryeministri, Pedro Sanchez lajmëroi masat e reja të mërkurën pas një video-konference me liderë rajonalë.

Spanja kishte vendosur masën maskën mbrojtëse në ambiente të hapura edhe më herët gjatë pandemisë dhe shumë spanjollë i kanë mbajtur ato në mënyrë vullnetare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: