Nga zonja Katerina
Përbërësit

500 gr kuskus, 7-8 domate qershi ose 2-3 domate, 1 kokërr qepë, 2-3 thelpinj hudhër, 1-2 speca, 1 avokado, 1 tufëz majdanoz, 4 kokrra vezë, Vaj ulliri, Lëng limoni, Kripë, piper, koriandër, Bishta qepësh

Përgatitja

Vendosim fillimisht në zjarr ujë (masa 1 me 2 me kuskusin) të vlojë. Shtojmë tek uji 1 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper, e trazojmë dhe hedhim kuskusin. E largojmë tenxheren nga zjarri dhe e lemë kuskusin mbuluar me pecetë kuzhine të rrisë volumin për rreth 10-15 minuta.

Ndërkohë të gjitha perimet i presim në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një sallatirere. Pasi kuskusi të jetë gati e shtojmë tek perimet. Rregullojmë shijen me vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper.

Ziejmë vezët poshe (surbull) dhe i vendosim në çdo tas sallate që do të servirim.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb