Kohëve të fundit janë shtuar zërat se situata te Real Madrid nuk është aspak e mirë. Në media qarkullojnë thashetheme se disa lojtarë nuk e duan trajnerin Xabi Alonso.
Për këtë temë ka folur vetë tekniku i Los Blancos, Xabi Alonso.
“Jemi të gjithë së bashku në dhomën e zhveshjes çdo ditë. Po kalojmë disa kohë të vështira, por besojmë se mund të rritemi.
“Marrëdhënia me dhomën e zhveshjes është e mirë? Gjithmonë kam ndjerë se marrëdhënia është e mirë dhe të gjithë jemi në të njëjtën linjë. Na duhet ai qëllim i përbashkët”, tha ai.
