Kreu i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka komentuar në një intervistë për News24 situatën në radhët e PD-së, duke u ndalur edhe te dy përjashtimet e fundit të dy këshilltarëve bashkiakë në Durrës.

Sipas Lelës, këto përjashtime janë rezultat i një analize të brendshme të bërë nga dega e PD në Durrës, në bashkëpunim me përfaqësues të dërguar nga qendra e partisë. Ai theksoi se vendimi është marrë pas analizës së zgjedhjeve të 11 majit.

“Dega e PD në Durrës, në fund të analizës, ka konstatuar se ka individë që janë vetëshkëputur dhe vetëlarguar, të cilët sipas vlerësimeve të tyre kanë kontribuar në zgjedhjet e 11 majit për Partinë Socialiste,” u shpreh Lela.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb