TIRANË- Byroja e Kuvendit ka përjashtuar 6 deputetë të opozitës për 10 ditë nga parlamenti. Vetëm për Kejdi Mehmetaj nga të opozitës u vendos 5 ditë përjashtim.
Kjo masë e kërkuar nga PS për trazirat e shkaktuara në Kuvend u vendos sot në mbledhjen e Byrosë. Bëhet fjalë për deputetët:
Ervin Salianji,
Endri Hasa,
Flamur Noka,
Bardh Spahia,
Monika Kryemadhi,
Kejdi Mehmetaj,
Endrit Brahimllari.

Ndërkaq për deputetin e PS-së Bujar Çela që goditi deputeten e LSI Kejdi Mehmetaj dhe i kërkoi vetë Byrosë të merrej masë ndaj tij u mor vendimi për përjashtimin e tij për 5 ditë nga seancat dhe komisionet.

Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se përjashtimi do të jetë i vlefshëm për janarin, pra me nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe nuk bëhet fjalë për ditë kalendarike.

Në mbledhjen e Byrosë deputetët e opozitës deklaruan se mbrojtën Kushtetutën. “Ne kemi bërë betimin që të mbrojme kushtetutën dhe këtij betimi i qëndruam të hënën”, deklaruan deputetët e opozitës, raporton gazetarja Elda Menga për “BalkanWeb”.

Ata kërkuan që mbledhja të mbahej me dyer të hapura për mediat, por kërkesa e tyre është rrëzuar pasi është hedhur në votim.

“Byroja politike e rilindjes nuk pranon që mbledhja e byrosë të bëhet e hapur nga mediat. Ju keni frikë popullin”, kanë deklaruar deputetët e opozitës.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb