Nga: TRITAN SHEHU*
Vendimi i fundit për përjashtimin 10 ditor të Z.Berisha nga Kuvendi, si edhe ai i mëparshmi, është pa asnjë dyshim një veprim arbitrar, i pa bazuar në rregulloren e Parlamentit, anti demokratik, hakmarrës e provokator.

Në fakt ky është një simptom i qartë i një psikologjie e tentative jo vetëm për të goditur opozitën, por dhe parlamentarizmin vetë. Synon gjithashtu të krijojë një klimë represioni në vend. Nuk gjej asnjë precedence të tillë nga parlamentarizmi i ynë dhe ai vendeve të tjera demokratike. Unë do ta konsideroja këtë si një alarm për rrezikun e madh që po i kanoset demokracisë sonë. Gjithashtu mendoj se kjo bëhet edhe për të bllokuar çdo dialog të domosdoshëm për reformat.

Në një kohë që Z.Rama kërkon takim e dialog me Z.Basha “shpërthen” një absurditet i tillë. Me duket krejt e qëllimshme kjo. Unë gjykoj se opinioni publik shqiptar, partnerët tanë ndërkombëtar, kolegët e PS që realisht aspirojnë demokracinë, duhet ta perceptojnë këtë që po ndodh si një “agresion” real ndaj vlerave, interesave, atyre vetë e rrugës sonë europiane dhe duhet të reagojnë si ndaj një tentative të tillë. Nesër do të jetë shumë më e vështirë për të përballuar të tilla tentativa.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb