Analisti Edvin Kulluri, ka ngritur tonet ndaj PD, duke e cilësuar përjashtimin e Ervin Salianjit nga anëtar Kryesie, si një akt të turpshëm dhe qesharak.

Në studion e News24, ai akuzon lidershipin demokrat se ndërsa deklaron “luftë kundër regjimit të Edi Ramës”, sillet “brenda PD-së me praktika autoritare, të krahasueshme me ato të Ajatollahëve”.

Edvin Kulluri: Reagimi që PD bëri ndaj Salianjit është i turpshëm, edhe mediat pranë Berishës, edhe partia. Si mund të përjashtosh në 2025? Ti del të rrëzosh regjimin e Edi Ramës duke u sjellë brenda PD më keq se regjimi i Ajatollahut. Për çfarë ma citon popullin e Iranit? Kur sillesh brenda partisë më keq se regjimi i Teheranit. Këto i kam vuajtuar edhe vetë në kurrik. Qesharakja është se deri ditën që Salianji ka qenë i ndaluar në burgun e Fierit, ka qenë personifikimi i njeriut që sakrifikoi në luftën me regjimin. Ditën që doli kundër Sali Berishës u bë i shitur. Kjo është e turpshme, është qesharake. Mënyra si sillen ata është e tmerrshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb