TIRANE- Pas tensioneve të krijuara në sallën e Kuvendit pas fjalës së deputetit të PD-së Edmond Spaho, i cili foli për ekstradimin e Nazer Seitit dhe më pas u përjashtua nga punimet, vjen reagimi nga selia blu.

Kështu, përmes zëdhënëses Silvi Bardhi thuhet se Ruçi ka shkelur rregulloren.

“Gramoz Ruçi eshte ne shkelje te rregullores me nderprerjen e fjales se kryetarit te grupit, Edmond Spaho. Duke marre shkas nga shkelja e rende e ligjit per ekstradimin e Nezar Seitit, me urdher te kryeministrit, zoti Spaho do te kerkonte pranine ne salle te Edi Rames. Nderprerja brutale e fjales se kryetarit te grupit PD solli reagimin e grupit te opozites.”, thuhet në reagimin e PD-së.

Pas ndërhyrjes së Gardës, dhe duke marrë shkas nga tensionet e krijuara në sallë, kryeparlamentari Ruçi ndërpreu disa here seancën plenare. Ndonëse seanca rinisi, deputetët demokratë vijuan të flasin dhe të qëndrojnë pranë foltores. Pasi i ka paralajmëruar disa herë, Ruçi përjashtoi nga seanca e sotme deputetin demokrat Spaho, duke i hequr edhe një ditë pune.

“Sipas nenit 65 do t’ju jepet masa, paragrafi i fundit, masa disiplinore e përjashtimit nga seanca bëhet me sanksione financiare të një dite të pagës. Zoti Spaho përjashtohesh nga seanca për një ditë”, tha kryeparlamentari Ruçi.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: