Një nga protestuesit, në tubimin e sotëm përpara Kryeministrisë hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë.

Ai tha se është krejtësisht e patolerueshme, që qeveria nuk dha bonus për personat me aftësi të kufizuara.

Protestuesi bëri thirrje që qytetarët të braktisin Edi Ramën dhe Sali Berishën. Ai nënvizoi se rinia duhet të ngrihet kundër kësaj diktature, që ka 80 vite që zgjat.

Protestuesi: Ky kryeministër dha një bonus për pensionistët dhe invalidët e punës. Por ka përjashtuar personat me aftësi të kufizuara. Ai nuk di se çfarë bën. Ai nuk është i aftë për të drejtuar, ata pas vetes i ka hajdutër dhe kusarë. Ti nuk e meriton asnjë minutë nga ai vend ku ndodhesh. Dua t’i kujtoj popullit shqiptar se jemi 80 vjet në diktaturë. Në krye të vendit kemi dy kriminelë, ata janë Edi Rama dhe Sali Berisha.

U bëj thirrje shqiptarëve që të braktisni këta dy persona. Ju bëj thirrje socialistëve të vërtete që të braktisin Edi Ramën dhe demokratëve të vërtetë, që ta braktisin Sali Berishën. Na duhet një qeveri që mendon për popullin. Nesër të jeni më shumë, të jemi 500 mijë njerëz.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb