Stephen Curry është gati për sezonin e tij të 18-të në NBA dhe ka konfirmuar dëshirën për ta mbyllur karrierën te Golden State Warriors. 38-vjeçari, pjesë e Warriors që prej vitit 2009, kur u përzgjodh me numrin 7 në draft, kërkon të rinovojë kontratën, që aktualisht e mban të lidhur me skuadrën deri në sezonin 2026-27, me një pagë prej 62.6 milionë dollarësh në sezon.
Katër herë kampioni i NBA-së dhe dy herë MVP deklaroi se dëshiron të qëndrojë te Golden State deri në fund të karrierës, por theksoi se rinovimi nuk duhet të shpërqendrojë skuadrën nga përgatitjet. Sipas rregullave të NBA-së, Curry mund të nënshkruajë një kontratë të re dyvjeçare me vlerë rreth 136.7 milionë dollarë.
Ndërkohë, Los Angeles Clippers janë goditur rëndë nga NBA. Klubi është gjobitur me 30 milionë dollarë dhe ka humbur pesë zgjedhje të raundit të parë të draftit, nga 2029 deri në 2033, pas shkeljeve të rregullave të tavanit të pagave në lidhje me Kawhi Leonard. Pronari Steve Ballmer është pezulluar për një vit, ndërsa Leonard është gjobitur me 700 mijë dollarë.
Clippers e kanë kundërshtuar vendimin dhe kanë paralajmëruar apelim, ndërsa mbetet pezull edhe e ardhmja e Leonard, pasi transferimi i tij te Toronto Raptors është bllokuar deri në përfundimin e hetimit.
