Situata në Poliçan është alarmante. Sic shihet nga pamjet, flakët po përparojnë drejt qytetit, i cili tashmë është pushtuar nga tymi.
Raportohet se për shkak të situatës me rrezikshmëri të lartë janë evakuuar të moshuarit në azil dhe banorët e Plirezës. Zjarri ka përparuar edhe drejt fshatit Mbrakull. Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj kërkon ndihmë nga institucionet shtetërore.
