Që prej mesditës së sotme fshati Tragjas i Vlorës është përfshirë nga zjarri. Mësohet se flakët janë përhapur ndjeshëm, pasi favorizohet edhe nga era, duke bërë që situata të përkeqësohet.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Enrik Mehmeti.

Po ashtu bëhet e ditur se në terren janë 12 efektivë policie dhe 3 makina të shërbimit zjarrfikëse.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: