A mendoni se mund të dalloni ndryshimin midis një artikulli të modës origjinal dhe një artikulli jo origjinal?

Imitimi është një praktikë e vjetër sa vetë industria e modës. Të gjithë e kujtojmë periudhën e çantave të rreme Louis Vuitton, këmishave J’adore Dior dhe rripave Gucci që ndodhi disa vite më parë.

Nuk është vetëm një çështje e markave luksoze: edhe modeli i famshëm AirMax përballet me prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të imituara.

Mos u shqetësoni, ne nuk do të kritikojmë nëse keni pasur ndonjëherë ndonjë nga këto artikuj, por merrni parasysh këtë: pse të kënaqeni me imitime që humbasin shpejt formën dhe cilësinë e tyre, kur mund të keni artikuj autentikë që do të zgjasin për disa vite?

Fashion&Friends, distributori zyrtar i markave kryesore të modës në botë për Evropën Juglindore, bashkon markat si BOSS, Tommy Hilfiger, Guess, HUGO, Calvin Klein, Replay, Timberland dhe mbi 30 të tjera në një vend.

  • foto galeri

Në webshop-in zyrtar fashionandfriends.com, i cili u lançua edhe në Shqipëri vitin e kaluar, mund të gjeni koleksionet më të fundit të markave lider të modës botërore.

Faqja ofron veshje, këpucë dhe aksesorë të modës që janë të pranishme edhe në gjithë kryeqytetet botërore të modës.

Zbritja e 8 Marsit prej -20% në koleksionin e grave për pranverë/verë 2024, në dyqanin online Fashion&Friends, është një mundësi reale për të gjetur dhuratën e përsosur për femrat e veçanta që ju rrethojnë.

Vetëm kur zgjidhni vende të besueshme dhe të autorizuara për të blerë, mund të jeni të sigurt se do të merrni artikujt që vërtetë meritoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: