Drejtori i PVP Berat Hasan Ahmetaj:-“Përmbushëm amanetin e babait të Arjanit për prerjen e eshtrave të të birit në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit”.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanëeb” se në një ceremoni përkujtimore në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit, drejtues të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, përfaqësues të pushtetit vendor,efektivë policie dhe familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës,kanë nderuar policin e vrarë në krye të detyrës, Arjan Shemuni.

Shemuni u vra në masakrën e Urës-Vajgurore në 17 Qershor 1997 dhe tashmë eshtrat e tij u sollën në varrezat e dëshmorëve,pranë shokëve të tij të vrarë në këtë masakër: Miltjadh Koçi,Asllan Selami dhe Ilia Bano. Për Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Hasan Ahmetaj, përmbushja e amanetit të babait të Arjan Shemunit, që eshtrat e djalit të tij të preheshin aty ku ishin edhe shokët, në varrezat e dëshmorëve të qytetit, ishte jo vetëm një detyrim moral por edhe ligjor,për të cilin Policia e Shtetit bëri maksimumin e saj.

“Sjellja e eshtrave të dëshmorit të atdheut Arjan Shemuni në Varrezat e Dëshmorëve dhe përgatitja e qivurit me foton e tij,çoi në vend amanetin e babait të tij. Arjani u vra në krye të detyrën dhe ne heroizëm në luftën e shtetit me bandat kriminale nē Qershor 1997 në Urë-Vjagurore dhe ai tashmë prehet pranë kolegëve të tij”-ka thë thënë Hasan Ahmetaj.

Prefektja e qarkut të Beratit,Valbona Zylyftari,ka pohuar se,ceremonia në nderim të dëshmorit Arjan Shemuni na ndërgjegjëson të gjithëve,për të vlerësuar punën heroike të policisë dhe kujtimin e tē gjithë atyre efektivëve që dhanë jetën në krye të detyrës.

Masakra e Urës Vajgurore ndodhi më 17 qershor 1997. 23-vjet më parë,bandat famëkeqe, që kishin pushtuar Beratit i bën pritë autoblindës së policisë dhe shkëmbyen zjarr me ta në qendër të Urës-Vajgurore,ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën rëndë 5 të tjerë.

 (Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb