TIRANË-Nëse do të ishte gjallë Ferdinant Deda, kompozitori i madh do të ishte sot 75 vjec. I biri, muzikanti Elton Deda i ka bërë një dedikim të veçantë, babait i cili nuk jeton më. Fjalët e Elton Dedës janë të ndiera. Madje në dedikim, ai thekson se nëse do të ishte ende në jetë, Ferdinant Deda kushedi sa vepra të tjera do të kishte krijuar.

“Sot do festonim 75 vjetorin tënd. Do kishim edhe më shumë vepra ndoshta. Ndoshta, duke kthyer një gotë diku do flisnim për Mozart apo Brams me sfond oriental kafeneje…

Ne do të të kujtojmë gjithmonë si artisti unik qe nuk i vjen me kurrë këtij vendi.

“Ferdinant Deda ( 1941-2016 )”, shkruan Deda në rrjetin social, Facebook.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: