DURRËS

Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj shprehet i surprizuar nga entuziazmi i banorëve të lagjes 13 në Durrës në një bashkëbisedim me kandidatin e PD për kryetar bashkie.

Gjekmarkaj shkruan se Durrësi ka 21 vite që është shndërruar në qytet monarkik, ka ardhur koha të shndërrohet në qytet republikan. Sipas tij, qytetin po shëmton korrupsioni i një njeriu dhe atyre që i shkojnë pas.

“Përkushtimi dhe beteja e demokratëve do të shpërblehen. I surprizuar nga entuziazmi i banorëve të lagjes 13 në bashkëbisedim me Luan Hotin kandidatin e PD për zgjedhjet e 6 Marsit! Durrësi ka 21 vite që është shndërruar në qytet monarkik ka ardhur koha të shndërrohet në qytet republikan! Rëndom dëgjojmë Durrësi qytet i bukur! Po i bukur, por po e shëmton korrupsioni i një njeriu dhe aradhes që i shkon pas. Durrësi ka nevojë për një njeri të ndershëm ta qeverisë e t’ia ktheje atë njerëzve të zakonshëm”, shkruan Gjekmarkaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb