Një supergol është realizuar ditën e djeshme në takimin e kategorisë së parë zviceriane në ndeshjen Servette-Zurich. Ekipi vendas arriti të fitonte me rezultatin 2-1, ndërsa goli i parë i realizuar nga Anthony Sauthier ka qenë një perlë e vërtetë.

Një aksion që fillon nga një rivënie anësore, ku më pas shoqërohet me disa kombinime për t’u patur zili, që konkretizohet më pas me një goditje befasuese nga lojtari i Servette që lë të shtangur portierin kundërshtar të Zurich, ekip ku luan edhe mesfushori i kombëtares Burim Kukeli.


Një gol që rrallë herë shënohët në fushat e blerta, për të cilin do të kishin zili shumë emra të njohur të futbollit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: