Ndërsa parlamenti po zhvillon punimet sot në 17 shtator, jashtë sallës së Kuvendit vijon protesta e qytetarëve kundër qeverisë.
Një përleshje e ashpër u regjistrua mes policisë dhe protestuesve.
Protestuesit thanë se është e padëgjuar, që efektivët përplasen me vajza.
“Nuk keni turp, përplaseni me vajza”, thanë disa nga personat e pranishëm në tubim.
Policia ka bërë thirrje herë pas here me megafon që të lirohet rruga, sepse pengimi i rrugëve përbën vepër penale.
Po me megafon, protestuesit janë përgjigjur, duke thënë se vjedhja e fondeve publike është vepër penale akoma më e rëndë dhe që dëmton të gjithë shoqërinë.
