Një vajzë është bërë mollë sherri mes disa shqiptarëve dhe italianëve të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi në San Felice a Cancello, në zonën e Casertës në Itali.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë 4 persona.

Mediat italiane raportojnë se sherri nisi për shkak të një ngacmimi që një 36-vjeçar italian i kishte bërë të dashurës së një 21-vjeçari shqiptar.

Ata janë arrestuar teksa përlesheshin me njëri-tjetrin, ndërsa dy persona të tjerë i kishin rrethuar, ndërsa goditeshin me gurë dhe shkopinj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb