Qeveria britanike do të evakuojë diplomatët dhe shtetasit nga Sudani, tha kreu i ushtrisë sudaneze. SHBA, Franca dhe Kina gjithashtu janë vendosur të evakuojnë shtetasit mes përleshjeve vdekjeprurëse.

Sipas mediave të huaja, Britania ka vënë trupa dhe avionë në gatishmëri në një bazë jashtë shtetit në rast se ato nevojiten për të transportuar ajror stafin e ambasadës dhe qytetarët nga vendi.

Me situatën e paqëndrueshme në terren, forcat britanike mund të vendosen edhe në fusha të tjera ajrore afër Sudanit. Shtetet e Bashkuara dhe Franca, kanë baza në Xhibuti, në Bririn e Afrikës.

Luftimet e ashpra kanë pushtuar Sudanin gjatë ditëve të fundit teksa forcat qeveritare përleshen me një grup paraushtarak, duke lënë dhjetëra njerëz të vrarë dhe banorë të fshehur në shtëpitë e tyre.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb