Avokati i familjes Berisha ka folur për emisionin “Open” në Top Channel për rastin e 9-vjeçarit Alvin Berisha, djalit që ka mbetur në Siri i vetëm pas vdekjes së nënës. Ai është shprehur se Alvini i ka shkëputur kontaktet, por ai ndodhet akoma në kamp.

Historia e djalit që ndodhet në kampet e familjarëve të ish-luftëtarëve të ISIS ka tronditur mbarë opinionin. Rasti i tij u publikua nga emisioni investigativ Italian “Le Iene”.

Avokati: Përsa i përket, lajmi i fundit i sigurt është që Alvini është akoma në kamp.

Gazetari: Në Al Hol apo jo?!

Avokati: Ne nuk dimë asgjë konkrete për gjendjen e tij. Por, siç e thatë vetë gjendja është shumë e rëndë pasi është i plagosur si dhe kushtet e kampit dihen.
Kërkesa jonë kundrejt shtetit është shumë e thjeshtë, si gjithë fëmijët e tjerë shqiptar mos të paguajë për gabime që ata nuk kanë faj por të kthehen në Shqipëri.
I kam dëgjuar deklarata e Ramës dhe çdo gjë ishte e peshuar dhe e matur. Këto janë gjëra që shkojnë përtej asaj që mund të mendojmë apo kuptojmë, ajo që duam është Alvini të kthehet.

Ndërkaq gazetari Taulant Kopliku në një lidhje direkte është shprehur se procedurat për të tërhequr persona nga ai kamp zgjasin vetëm 10 minuta.
“Pak kohë përpara një i deleguar nga Danimarka ka tërhequr tre persona me procedura që zgjasin vetëm 10 minuta. Pra janë procedura shumë të thjeshta”. /TCH/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb