Deputeti Erald Kapri ka kërkuar dorëheqjen e ministres Mirela Kumbaro, duke deklaruar se kjo e fundit i ka dhënë drejtimin e arsimit parauniversitar një të proceduare.
Gjithashtu nënvizoi se pas Kumbaros qëndron Arta Dollani, e cila gjithashtu sipas tij qëndroj edhe pas heqjes së 800 hektarëve në zonën e Butrintit.
“Ajo që nuk do flasë këtu ministrja Kumbaro është modeli i saj. Modeli i saj është Arta Dollani. Kjo zonjë e ndjek nga pas duke marrë postet më të rëndësishme. Ishte kjo zonjë pas heqjen se 800 hektarëve në zonën e Butrinti për ti hapur rrugë pikës së vogël në Butrint. Kjo ishte pjesë e grupit të strukturuar për mbetjet. Dhe ende sot nuk kemi zgjidhje se çfarë do bëjë qeveria në lidhje me këto mbetje të rrezikshme. Ky model kujdeset për dhunën në shkolla, ministrja Kumbaro nuk ka guximin ta shkarkojë nga detyra edhe pse ajo pritet të dënohet shumë shpejt. I ka dhënë drejtimin e arsimit paraunversitare një të dënuare. Zonja Kumbaro të paktën këtë herë ki dinjitet dhe jep dorëheqjen”, tha ai, duke shtuar: “Zonja Dollani është zonja Balluku e zonjës Kumbaro. Çfarë duhet të ndodhë më shumë në këtë vend që ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen. Ministrja del dhe flet për aktivitete shkollore, komplet një gjë të shkëputur nga realiteti…Më shkruajnë prindër dhe shqetësohen për çështjen e orarit…Si ka mundësi që mbani në detyrë të besuarën tuaj, që është në akuzë për trafik ndërkombëtar mbetjesh…E keni futur Shqipërinë në një hartë turpi. Ju duhet të jepni dorëheqjen sepse e besuara juaj është pas të gjithë skandaleve”, tha mes të tjerash ai.
