Kursi për trajnerët e licencës UEFA C për zonën e Fierit, i organizuar nga Federata e Futbollit, u mbyll me sukses me diplomimin e 25 pjesëmarrësve.

Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm drejtues të Sektorit të Edukimit në FSHF, të cilët kanë organizuar programin dhe janë kujdesur edhe për mbarëvajtjen e këtij kursi për formimin sa më cilësor të trajnerëve të rinj.

Trajnerët që pajisjen me licencën “UEFA C” mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb