Të paktën 14 persona u vranë dhe 31 të tjerë u plagosën kur një autobus u përmbys në Malinalco, shteti qendror i Meksikës, tha sekretariati lokal i sigurisë meksikane.

Aksidenti ndodhi në mëngjes në autostradën Capulin-Chalma dhe policia e shtetit ka marrë pjesë në të, thuhet në një deklaratë të sekretariatit të sigurisë.

“Sipas raportit, autobusi po udhëtonte me pasagjerë nga San Luis de la Paz, shteti Guanajuato”, thuhet në deklaratë.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe ekipet mjekësore për transportimin e të lënduarve në spital.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb