Gjashtë persona u vranë dhe rreth 20 u plagosën pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në jug të Bolivisë, thanë burimet zyrtare.
“Një autobus që po udhëtonte nga qyteti i Sucre, në departamentin bolivian të Chuquisaca, për në La Paz u fut me shpejtësi në një kthesë, gjë që shkaktoi aksidentin,” tha koloneli Jose Luis Assaf.
Shumica e të plagosurve u transferuan në Potosi, kryeqyteti i departamentit të Potosit, për trajtim.
