Dy persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën kur një autobus turistik u përmbys në Pelotas, një qytet në shtetin jugor të Brazilit Rio Grande do Sul.

Të dyja viktimat ishin gra, njëra e moshës 42 dhe tjetra 70 vjeç.

Autobusi u përmbys përgjatë autostradës federale BR-116 pasi shoferi u përpoq të shmangte një përplasje kokë më kokë me një motoçikletë pa drita të ndezura.

Autobusi po çonte vizitorët nga Santa Vitoria do Palmar në Caxias do Sul, ku festohet Festivali Kombëtar tradicional i Rrushit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb