Një kamion është përmbysur në autostradën Durrës-Tiranë
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj në Vorë, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Mësohet se si pasojë e aksidentit qarkullimi në njërën prej korsive është bllokuar
Rrethanat ende nuk janë të ditura, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e tyre.
