Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Maminasit, në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se një kamion është përmbysur në autostradën Tiranë-Durrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, të cilat kanë nxjerrë shoferin nga mjeti, por nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.

Gazetarja Haxhiaj siguron për “BalkanWeb” dëshmitë e para të banorëve nga vendngjarja, të cilët thonë se aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në mallrat, që transportonte kamioni. Ndërkohë, aktualisht është bllokuar tërësisht lëvizja e mjeteve në njërën korsi të autostradës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb