Tetë emigrantë u mbytën në brigjet e Marokut ndërsa po përpiqeshin të kalonin në Spanjë me një varkë, thanë autoritetet lokale të provincës verilindore të Nadorit.

Viktimat ishin në mesin e një grupi migrantësh të parregullt të paidentifikuar që hipën në varkë të martën në mbrëmje në një përpjekje për të kaluar ngushticën e Gjibraltarit nga qyteti Beni Chiker përpara se kushtet e këqija të motit të përmbysnin anijen, shtuan autoritetet lokale në një njoftim për shtyp.

Nëntë migrantë u shpëtuan dhe 1 tjetër mori kujdes mjekësor në spital.

Operacionet janë duke u zhvilluar për kërkimin e personave të zhdukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb