Skuadra e Panathinaikos u shpall kampione e Europës në basketboll për meshkuj. Në finalen e luajtur në Berlin, ekipi grek fitoi 90-85 ndaj Real Madrid. Një ndeshje ku skuadra helene rikuperoi një disavantazh prej 10 pikësh për të triumfuar në fund.

Takimi ishte më i mirë për madrilenët në pjesën e parë, ku dominuan dhe udhëhiqnin 54-49. Gjithsesi, në 20 minutat e dyta vjen rikuperimi i Panathinaikos, ku u dallua Kostas Sloukas, që realizoi 24 pikë dhe u shpall MVP i finales. Real Madrid, që e udhëhoqi Euroleague përgjatë gjithë sezonit, nuk e priste një fund të tillë.

Panathinaikos rikthehet në majën e Olimpit pas 13 vitesh. Në ndeshjen për vendet 3-4, ekipi tjetër grek i Olympiacos fitoi 87-84 ndaj turqve të Fenerbahce.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb