Vërshimi i ujërave si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka shkaktuar problematika edhe në qytetin e Vorës. Në bllokun e pallateve dykatëshe në rrugën “Unaza” vërehet prani uji në hyrje të godinave, por pa depërtuar në apartamente.
Po në këtë rrugë niveli i uji arriti deri në lartësinë e bordurës së trotuarit, duke depërtuar në ambientet e brendshme të një biznesi lavanderi dhe të një agjencie shërbimesh. Për rrjedhojë, një automjet zjarrfikës vijon tërheqjen e ujit, ndërsa intensiteti i reshjeve ka rënë.
Nga ana tjetër, qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës dhe Vorë-Tiranë vijon pa problematika.
