Autoritetet në kryeqytetin e rajonit jugor rus Dagestan kanë shpallur gjendje emergjence të shtunën, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Në administratën e qytetit Makhachkala njoftuan se shërbimet e emergjencës janë vënë në gjendje të gatishmërisë së lartë dhe se do t’u ofrojnë ndihmë banorëve të prekur.

Sipas Ministrisë rajonale të Emergjencave, mbi 327 mijë persona mbetën pa furnizim me energji elektrike për shkak të motit të keq.

Autoritetet bënë të ditur se 283 vendbanime, me mbi 327 mijë banorë, përfshirë rreth 89 mijë fëmijë, kanë mbetur pa energji elektrike.

Udhëheqësi i rajonit, Sergei Melikov, deklaroi se shërbimet kanë ndërmarrë masa paraprake për përkeqësimin e motit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb