Përmbytjet e vazhdueshme në Antalia të Turqisë kanë shkaktuar pasoja të rënda.

Trupi i një 47-vjeçari është gjetur në një makinë në bulevardin Gazi në lagjen Kepez të qytetit.

Gjithashtu, shkollat janë mbyllur në pesë rrethe, në Aksu, Dosemealtı, Kepez, Muratpasa dhe Konyaaltı.

989 persona u evakuuan.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 248 efektivë, 63 automjete, 24 gjeneratorë dhe 13 zhytës po punojnë për eliminimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: