Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, pasi stuhitë shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Lajmi u konfirmua nga prefekti i qytetit, Forlì-Cesena. Mes viktimave ishte një burrë i moshuar,  jë çift dhe një shtetase gjermane.

Agjencia italiane e mbrojtjes civile ka lajmëruar qytetarët se “Reshjet nuk kanë mbaruar, do të vazhdojnë për disa orë. Ne po përballemi me një situatë shumë të ndërlikuar.”

Zona më e prekur nga shirat e dendur ka qenë Emilia-Romagna dhe pjesë të rajonit qendror March. Në këto zona, vetëm në muajin shtator humbën jetën 12 civilë, për shkak të përmbytjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: