Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet e prekura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore vetëm sepse dëshiron të mos dëmshpërblejë sipas tij mijëra familje të prekura.

“Mijëra familje shqiptare kanë pësuar pasoja shumë të rënda nga përmbytjet. Vetëm në Durrës 4 mijë banesa, biznese dhe objekte të tjera janë dëmtuar.
Dëmet janë tepër të mëdha, por nuk është vetëm rasti i Durrësit.
Partia Demokratike kërkon menjëherë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këto zona. Ramaduro nëse nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet e prekura, e bën vetëm se ligji e detyron t’u përgjigjet një për një dëmeve të krijuara nga fatkeqësia natyrore”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb