Të paktën 307 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani, me shumicën e viktimave në provincën malore Khyber Pakhtunkhua. Në këtë rajon janë dëmtuar të paktën 74 shtëpi, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit.

Në Kashmirin e administruar nga Pakistani humbën jetën nëntë persona, dhe pesë të tjerë në Gilgit-Baltistan. Ndërkohë, në Kashmirin e administruar nga India, të paktën 60 persona vdiqën nga një përmbytje që përfshiu një fshat në Himalaje.

Shirat e dendur pritet të vazhdojnë deri më 21 gusht, ndërsa disa zona janë shpallur zona fatkeqësie. Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike po ndikojnë në shtimin e ngjarjeve ekstreme të motit në rajon.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: