Prej mëngjesit të ditës së sotme, rreth orës 08:30, rezulton e humbur një 75-vjeçare nga fshati Progër në bashkinë e Devollit. E gjithë zona është përfshirë nga reshjet e shiut të cilat kanë shkaktuar përmbytje.
Kjo është dhe arsyeja që dyshohet se e moshuara mund të jetë mbytur. Zhdukja e saj është denoncuar nga familjarët të cilët kanë pohuar se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në terren që prej mëngjesit ndodhen forca të shumta policie, që vazhdojnë të vijnë në ndihmë të banorëve të zonës, si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 75-vjeçares e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Rreth orës 08:30, në fshatin Progër është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa shtetësja F. H., rreth 75 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në terren që prej mëngjesit ndodhen shërbimet policore, që vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 75-vjeçares e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit.
