Ish-kandidati për deputet nën siglën e PL-së, Lefter Maliqi në një dalje publike për mediat denoncoi mungesën e ndihmës nga ana e qeverisë për Kuçovën dhe fshatrat e saj, që u prekën nga përmbytjet.

Ai tha se ndër fshatrat me më shumë dëme është ai i Salcë Kozare, ku anë përmbytur rreth 200 ha tokë dhe 20 shtëpi. Maliqi kërkoi dëmshpërblim për banorët e prekur.

strong>DEKLARATA
ë emër të Partisë së Lirisë, Qarku Berat.
Si Drejtues Politik i atij Qarku, denoncoj me forcën më të madhe mashtrimin, abuzimin, paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e pushtetit lokal dhe atij qëndror me përmbytjet e përsëritura në Qarkun Berat.
Mbështes cdo banor që është ngritur në protest në bashkinë Dimal dhe në të gjithë Qarkun e Beratit, për dëmshpërblimin 100% të dëmeve nga kjo përmbytje e përsëritur.
Pamë, jo më larg se dje dhe pardje, minstra, drejtues të pushtetit lokal, në zonën e Kucovës dhe Dimalit, me shoë dhe propogandë, të veshur me cizme apo me varkë dhe veshje të tjera demonstrative dhe asnjë ndihmë për ata banorë.
Neglizhenca, pavarësisht fatkeqësisë natyrore, sidomos në zonën e Kucovës, me hapjen e portave të Banjës, nuk u vu asnjë dijeni, me orë të tëra për hapjen e kësaj porte, në mënyrë që banorët të mernin masa për evakuimin dhe mbrojtjen e pronave të tyre, bagëtive etj.
Në zonën e Dimalit, në Polican, në Ciflik, pati përmbytje masive.
Banorët e Dimalit u ngritën në protest kundra miliona lekë të vjedhura në mënyrë abuzive për argjinaturën dhe pritjet që u bënë nga firma Salillari, por deklaroj se në zonën e Kucovës kam qenë i pranishëm në të gjitha zonat e përmbytura, sepse e prek atë zonë.
Sidomos në zonën e Sals Kozares, Kozare, Ferras, Ferm Partizani, Tapi, Rreth Tapi, përmbytjet ishin masive.
Dhe në pamjet filmike, banorët denoncojnë neglizhencën e pushtetit lokal ku ka patur mbi 10-20 vjet që kanalet kulluese nuk pastroheshin nga pushteti lokal.
Po kështu, landfilli në Fermë Partizani, afër bashkisë së Kucovës, e mori lumi , pra plehërat që ishin në një zonë që nuk duhet të ishin dhe i ka shpërndarë në të gjitha tokat bujqësore.
Aq më keq që Kucova ka dhe puse nafte kudo dhe janë përhapur dhe janë përhapur kudo në tokat bujqësore.
Denoncoj dhe kërkoj me forcë të madhe dëmshpërblimin e të gjithë banorëve të përmbytur nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore.
Strukturat e PL-së, Drejtuesit Politikë si në Dimal, në Berat, por edhe në Kucovë, kanë qenë të pranishëm pranë banorëve edhe për ti mbështetur masivisht ata.
Deklaroj se vetëm në Sals Kozare, janë përmbytur mbi 100 hektarë tokë, 10 hektarë sera, rreth 5 hektarë me agrume.
Po kështu edhe shpendë e kafshë dhe rreth 20 shtëpi të përmbytura.
Edhe nkjëherë, të jeni të bindur banorë, të majtë dhe të djathtë, data 24 erdhi.
Opozita e bashkuar do të jetë në shesh, në revolt për të ndihmuar njerëzit, për ta kthyer vendin sa më shpejt në zgjedhje të lira dhe të ndershme, në qeveri teknike dhe për ti kthyer fitoren e pushtetit lokal dhe të pushtetit qëndror jo vetëm në Kucovë, Berat, por në të gjithë Shqipërinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: