Të paktën 44 persona kanë mbetur të vdekur nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e mëdha në Indonezinë lindore.

Mediat e huaja shkruajnë, se situata e renduar e motit në fshatin Lamenele, në provincën lindore të Nusa Tenggara, shkaktuan përmbytje të shumta duke dëmtuar rëndë 50 shtëpi, e nëpër to, ekipet e shpëtimit gjetën 20 trupa të vdekur e nëntë të plagosur.

Agjencia Kombëtare e Rehabilitimit të Fatkeqësive, deklaroi se tre viktima janë gjetur në dy fshatra të tjerë, ndërsa dy të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Qindra njerëz janë larguar nga shtëpitë e përmbytura.

Përmbytje të mëdha u raportuan gjithashtu në Bima, një qytet në provincën fqinje të Nusa Tenggara perëndimore, duke detyruar gati 10 mijë njerëz të largoheshin.

Shirat e dendur shpesh janë shkaku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Indonezi, ku dhjetëra njerëz vdesin çdo vit në mesin e miliona njerëzve që jetojnë në zona malore ose në luginat e lumenjve. Kujtojmë se në janar, 40 njerëz u vranë në dy rrëshqitje dheu në provincën e Java-së Perëndimore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb