Situata në e përmbytjeve në Shkodër ende paraqitet shqetësuese ndonëse uji ka filluar të tërhiqet.
Gazetari Senad Nikshiqi tha për “BalkanWen” se probleme të shumta raportohen në Velipojë e Dajç. Ndërkohë në Obot kalimi bëhet me mjetet e ushtrisë.
Kryeplaku i fshatit Obot tha se situata është shumë e vështirë dhe se zona ka nevojë për ndihma urgjente.
“Situata është e vështirë. Në fshat ka ardhur një mjek pasi u lajmërua për disa familje. Fusha e mbjellë me grurë është e përmbytur. Ka dëme të mëdha. Fshati ka nevojë edhe për ushqime, ujë, për dru sepse ka familje të varfra dhe të moshuar që nuk mund të lëvizen. Ka pleq që janë të vetëm. Fshati i Obotit, ka shumë probleme. Shteti të punojë…Unë nuk jam partiak, më ka vënë populli”, u shpreh kryeplaku i fshatit. Në 2018 dhe në 2021 kishte kronikat më të forta dhe në kemi vuajtur nga përmbytje. 5 mln dhe pesë lekë nuk i kam marrë. I kam thënë kryeministrit; “Zoti kryeministër të ulemi bashkë e t’i kryejmë do halle. Më tha,- nuk janë unë Berisha unë. Por t’i mos më ço tek Berisha, je tetë vite më pas. Kur e ka marrë pushtetin e ke marrë për të mos e mbytur Shkodrën”,. ka thënë ai.
(BalkanWeb)
