Më shumë se treqind persona janë konfirmuar të vdekur për shkak të përmbytjeve në Sri Lanka dhe Indonezi.

Shirat e rrëmbyeshëm të shkaktuar nga Cikloni Ditwah deri më tani kanë marrë 123 jetë në të gjithë Sri Lankën, ndërsa 130 të tjerë janë ende të zhdukur.

Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive raportoi sot, se operacionet e ndihmës janë duke u zhvilluar dhe 43,995 persona janë transferuar në qendrat shtetërore të ndihmës pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë vazhduar gjatë gjithë javës.

Ndërkohë, në Indonezi, autoritetet njoftuan se numri i të vdekurve nga përmbytjet ka tejkaluar 200.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb