Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Kjo Javë” në News 24 foli për problematikat e fundit që kanë përfshirë vendin.
Fillimisht Lubonja u ndal te situata e përmbytjeve duke thënë se shteti është i papërgatuar dhe se situata është apokaliptike.
“Kemi të bëjmë me një fenomen natyror të rëndë siç janë përmbytjet që ndodhin. Kjo është njëra anë. Ajo që kemi më pas për të komentuar është fakti se sa kemi ndërtuar ne një shtet që të jetë më i përgatitur kundër fatkeqësive natyrore. Në lidhje me zjarrin nuk është natyrore…Por kemi parë një paaftësi të shtetit. Kemi parë situate apokaliptike. Aty është një kaos, dhe ajo zonë apo çdo ndërtesë duhet të ketë siguri dhe ne këto i kemi problem”, u shpreh Lubonja.
