Sinoptikania Lajda Porja e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, u shpreh se të shtunë priten reshje masive të shiut. Ajo theksoi se situatë mund të vështirësohet edhe për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.
Ndërsa vendi ndodhet nën ujë, si pasojë e përmbytjeve. Gjithashtu Porja paralajmëroi se zona si Shkodra, Lezha, Durrësi e Tiranë do jenë më të prekura.
“Të shtunën presim sërish reshje masive e që do shtohen goxha. Tokat janë nën ujë prej disa ditësh aktualisht, por reshjet do kthehen. Zonat jugperëndimore dhe veriperëndimore do jenë më problematike, më të prekura. Do jenë zona si Shkodra, Lezha, Durrësi, por gjithashtu Tirana do marrë reshje, edhe pse më pak, do jetë gjithashtu Vlora dhe Fieri, të cilat do jenë edhe ato që do të marrin më shumë reshje”, tha ajo.
