Kryeministri Edi Rama ka pranuar se problemet me infrastrukturën dhe kanalet kulluese kanë ndikuar në përmbytjet që prekën disa zona të vendit në ditët e para të janarit.
Gjatë një takimi me kryebashkiakët, Rama theksoi se situata u përkeqësua edhe nga papërgjegjshmëria njerëzore dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve, duke paralajmëruar masa të shpejta, përfshirë ngritjen e një Task Force dhe forcimin e infrastrukturës mbrojtëse për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.
“Nuk ka shumë për të bërë në përballimin e intensitetit të lartë të reshjeve, por ka elementë që lidhen me njeriun dhe pamë sesi kjo situatë u ndërlikua edhe nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e shumëkujt ndër ne, që si qytetar apo si vizitor shqip folës kryesor, sepse nuk janë turistët ehuaj që hedhin shishe plastike në rrugë, e konsideron këtë vend si landfill dhe hedh shishen e zbrazur të ujit, të pijes alkoolike dhe gjithë kjo sasi e madhe që hidhet rrugëve, ku lidhet edhe mungesa e menaxhimit të mbetjeve në territoret rurale, mblidhet dhe falë erës dhe ujërave të ngritur nga këto situata, vjen dhe bllokon pika kyçe të rrjetit të kullimit, siç ndodhi në Shkozet, Gjirokastër, në disa pika të tjera, ku pavarësisht punës së bërë dhe kemi raportin e përditësuar të ministrisë së Bujqësisë, në bashkëpunimin me çdo bashki, në nëntor ishin pastruar të gjitha. Kryetarja e bashkisë Durrës më çoi video, se si po mbushej pika kyçe në Shkozet pasi u pastrua. Kur gjendemi para kësaj situae agresioni të mbetjeve të plastike, që është ndikimi i njeriut, duhet të angazhohemi [ër të marrë ofensivë të përbashkët, të rrisim ndjeshmërinë, të krijojmë për ta vënë në kontroll këtë faktor. Ajo që ndodh me plastikën, derdhet në det, ka dëme të pariparueshme për jetesën e detit, ka dëme të pariparueshme për cilësinë e ushqimeve tona. Duhet të bëjmë çmos për ta frenuar këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare. Ky është krim shqiptar, nuk është krim ku mund të vëmë gishtin për të gjetur bashkëfajtorë. Për këtë duhet të marrim masa të shpejta. I kam kërkuar ministrit të Pushtetit Vendor të ngrejë një Task Force, për të konceptuar një plan me 3 faza, të përbashkët, që nga sensibilizimi, tek veprimi në shumë dimensione.
Mungesa e infrastrukturës mbrojtëse, hidrovore, kanale kulluese, është rritur në mënyrë domethënëse në 10 vitet e fundit por analiza e bërë tregon që ka pika ku rezistenca është më e dobët. Ndaj duhet të vendosim me shumë saktësi piketat për të forcuar më tej infrastrukturën mbrojtëse dhe nga ana tjetër për të adresuar të gjtiha ato aspekte që kanë të bëjnë me fuqizimin e ndërveptrimit mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore.
Një nga gjërat që e ka propozuzar ministri Demo dhe që ka gjetur mbëhstetjen tonë është që t’ë blejjmë një sasi mjetesh në shërbim të pastrimit të kanaleve kulluese”, tha ai.
