BERAT – Kryeministri Edi Rama ishte sot në qarkun e Beratit, për të monitoruar situatën pas përmbytjeve. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri theksoi se të gjitha strukturat i janë përgjigjur në kohë detyrave dhe sfidave të situatës.
“Sot në qarkun e Beratit duke ndjekur ecurinë e operacioneve të emergjencës civile në ndihmë të banorë të zonave të përmbytura. Krenarë që kemi vënë në provë, me sukses, të gjitha strukturat të cilat i janë përgjigjur në kohë detyrave dhe sfidave të situatës.”- shkruan kryeministri.
“Nëse nuk do të kishim zhbllokuar këtë vit më shumë kanale sa ç’janë zhbllokuar në 20 vjet, sot do të kishim një përmbytje shumë më të gjerë. Por, sigurisht kemi ende shumë për të bërë”,- shkruan Rama, duke e shoqëruar postimin e tij me një set fotosh nga puna në qarkun e Beratit.
(er.nu/BalkanWeb)
