TIRANË- Moti i përkeqësuar ka rënduar situatën në disa vende. Gjendja paraqitet e vështirë në Valias, ku 13 persona kanë mbetur të bllokuar në mes të ujit.

Edhe zjarrfikësja që shkoi t’i shpëtonte banorët ka mbetur e bllokuar në ujë. Mësohet se niveli i ujit ka arritur në 1.5 metra. Forcat e Armatosura kanë mundur të shpëtojnë të bllokuarit dhe punonjësit e zjarrfikëses.

Valias (4)

Mes të bllokuarve në 10 banesa ishin dhe 4 fëmijë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses. Në vendgjarje ka shkuar edhe Shefi Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Bardhyl Kollcaku. Po kështu e Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka dalë në terren. Banorët janë akomoduar në qendrën shëndetësore të forcës tokësore në Zall Herr ndërkohë që të moshuarve po u ofrohet ndihma mjekësore.

Valias (1)

Përmbytjet kanë sjellë probleme të shumta në Tiranë, ku autostrada Tiranë-Durrës është përmbytur dhe qarkullimi është devijuar në rrugë kryesore. Për shkak të përmbytjes së nënstacionit të Kasharit autostrada ka mbetur pa energji elektrike.

(m.k/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb