Në Qarkun e Korçës, gjatë natës nuk janë raportuar situata të reja problematike në asnjë prej bashkive. Autoritetet bëjnë me dije se situata paraqitet e qëndrueshme dhe vijon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.

Gjatë ditës së sotme, punimet dhe ndërhyrjet në terren do të vijojnë sipas këtij plani:

Bashkia Maliq
Po vijon forcimi i argjinaturës së lumit Devoll, si dhe pastrimi i dherave në rrugën e fshatit Mesmal.
Bashkia Pogradec
Vazhdojnë punimet në rrugën e fshatit Dunicë, në Njësinë Administrative Trebinjë.
Në bashkëpunim mes bashkive Devoll dhe Pogradec është siguruar një mjet me zinxhirë, i cili gjatë ditës së sotme do të nisë punën për hapjen e rrugës drejt pesë fshatrave të bllokuar në Njësinë Administrative Dardhas.
Ndërkohë, grupet e konstatimit dhe vlerësimit po punojnë për evidentimin e dëmeve të shkaktuara. Nuk raportohen problematika të tjera.
ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje
Të gjitha akset rrugore janë të hapura për qarkullim. Do të vijojë monitorimi dhe kriposja e pikave më problematike.
OSHEE
Raportohet furnizim i pjesshëm me energji elektrike në:
Fiderin Frigorifer, NST Gjanç (kabina Krushovë), ku janë pa energji 2 abonentë ruralë;
Fiderin 14, NST Petrushë (zona Prenisht), ku janë pa energji 14 abonentë ruralë. Në total, 16 abonentë në zonat Krushovë dhe Prenisht rezultojnë aktualisht pa energji elektrike. Fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë funksionojnë normalisht. Autoritetet njoftojnë se shkarkimet nga diga e Moglicës do të mbyllen përkohësisht dhe situata do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri dhe në koordinim të plotë. Për çdo zhvillim të ri, publiku do të informohet në kohë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: