Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Kjo Javë” në News24 komentoi situatën e përmbytjeve në vend. Ai u shpreh se përveç mungesës së përgjegjësisë së institucioneve, në vend janë bërë dëme të mëdha, janë dërtuar pa kritere, por edhe nuk ka pasur mirëmbajtje të kanaleve kulluese.
Sakaq ai u ndal edhe tek denoncimet për tunelin e Llogarasë, duk u shprehur: “Njerëzit thonë sikur të kishim 50 mln e tunelit ,çfarë do kishim bërë po ti kishim”
“Kur vjen te puna te vendi ynë ka përgjegjësi të mëdha. Ka problem planifikohet, janë bërë gjërat merr tokën bëj ndërtim. Prej pyje, betonizo gjithandej. Duka përmendi hidrovorin. Ka anën e ekspertizës. Dëgjova një durrsak, ai e lidhi kanë bërë një tender 18 mln, kanë zhvendosur hidrovorin e vjetër. Është bërë me studim të gjatë. Dhe për 3 ditë tha kanë vendosur ta çojnë këtu. Dhe 18 mln. Tani këtu, është ideja kemi ndarë 18 mln? Njerëzit thonë sikur të kishim 50 mln e tunelit ,çfarë do kishim bërë po ti kishim”, tha Lubonja.
