Gazetari dhe analisti Mentor Kikia, i ftuar në News24, komentoi zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te situata e krijuar pas reshjeve dhe përmbytjeve që kanë prekur zona të ndryshme.

Sipas Kikias, reshjet e fundit kanë nxjerrë në pah cilësinë e dobët të punimeve publike, sidomos në rrugë dhe infrastrukturë.

“Situatat natyrore janë kolauduesi më i mirë i punimeve publike,” theksoi ai, duke shtuar se efektet më të rënda nuk janë gjithmonë pasojë e agresivitetit të natyrës, por cilësive të dobëta të punimeve të kryera.

Ai sugjeroi se një nga mënyrat për të përmirësuar mbrojtjen ndaj fatkeqësive natyrore është rritja e standardeve dhe e cilësisë së punimeve, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të parandaluar dëmet në të ardhmen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb